Futboll

Futbollisti i Marseilles kolapsoi pas dhjetë minutash lojë

Bilal Nadir

Mesfushori 21-vjeçar i Marseilles, Bilal Nadir, kolapsoi në fushë në minutën e 86-të në barazimin 2:2 ndaj Angersit. 

Nadir u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të, ndërsa pas dhjetë minutash u largua me barelë nga fusha. Ai kolapsoi në fushë dhe iu desh ndihma mjekësore. 

“Lojtari jonë nuk e humbi vetëdijen gjatë ndeshjes. Ai është kontrolluar nga mjekët e klubit dhe nga personeli emergjent. Gjithçka ishte në rregull. Është transferuar në spital për të bërë teste më të detajuara mjekësore. Ende është nën përkujdesjen e mjekëve”, ka shkruar ndër të tjera Marseille të enjten. 

Nadir ka luajtur për ekipin e rezervistëve të Marseilles deri para dy vjetësh. 

Në këtë edicion i ka nëntë paraqitje për ekipin e parë, ndërsa ka kontribuuar me tri asistime. 

Nadir u lind në Nice të Francës, ndërsa është nga Maroku.