Futboll

Futbollisti sllovak optimist për ndeshjen me Kosovën: Në SHBA për herë të parë me përfaqësuese

Tomash Rigo

Tomash Rigo është prej lojtarëve të rëndësishëm të përfaqësueses së Sllovakisë në futboll. Mesfushori 23-vjeçar ka luajtur në të gjitha ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, ndërsa pritet të ftohet edhe në mars për plejofin kualifikues për Botëror.

Sllovakia më 26 mars luan në gjysmëfinale të plejofit me Kosovën. Ndeshja zhvillohet në Bratisllavë. 

Rigo, që është pjesë e Stoke Cityt në Championshipin e Anglisë, është optimist për kualifikim në Botëror. 

Fituesi i ndeshjes mes Sllovakisë dhe Kosovës në finale të plejofit luan në shtëpi me fituesin e ndeshjes mes Turqisë e Rumanisë.

Tashmë dihet edhe grupi ku do të luajë fituesi i këtij plejofi.

“Mendoj se grupi është i pranueshëm dhe do të kishim gjasa të marrim disa pikë dhe potencialisht të avancojmë. Rrjedhimisht besoj se do të bëjmë më të mirën në mars që të luajmë në Kupën e Botës. Nuk kam qenë asnjëherë në Amerikë më parë. Kështu që shpresoj se do ta shoh për herë të parë me ekipin nacional”, ka thënë Rigo për sajtin zyrtar të federatës sllovake.