Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futsal, Kosova e fiton grupin e parakualifikimeve për “Botërorin 2028”

Kosova - Mali i Zi - futsall

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, e ka fituar Grupin D të parakualifikimeve për Botërorin 2028 në futbollin e sallës. 

Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma në Igalo ndaj Malit të Zi, nikoqirit të grupit, u mbyll baras, 3:3. 
Golin e barazimit, “Dardanët” e shënuan 18 sekonda para fundit të ndeshjes. Drilon Haxhijaj ishte realizator. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drilon Maxharraj dhe Shqiprim Imeri i shënuan dy golat e tjerë për Kosovën. 

Kosova avancon në raundin kryesor të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028 me shtatë pikë nga vendi i parë, falë goldallimit më të mirë se Mali i Zi. Edhe Mali i Zi kishte shtatë pikë pas tri ndeshjeve. 
Austria me tri pikë përfundoi e treta, ndërsa Gjibraltari i fundit mbeti pa pikë. 

Kosova fitoi 11:0 ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e parë, ndërsa 6:3 e mposhti Austrinë në ndeshjen e dytë.  Shorti për “Main Round” do të tërhiqet më 19 qershor.

12 fituesit e grupeve në raundin kryesor avancojnë në “Elite Round”, bashkë me katër më të mirat e vendit të dytë. 

Ndërkohë, tetë përfaqësueset tjera të vendeve të dyta do ta kërkojnë kualifikimin në “Elite Round” nëpërmjet plejofit.