Futboll

Galatasaray fiton dhe mbetet në krye të tabelës

Galatasaray

Galatasaray ka fituar tjetër ndeshje në elitën turke të futbollit dhe do të mbetet në krye të tabelës edhe në këtë fundjavë.

Të shtunën në ndeshjen e xhiros së 16-të, Galatasaray fitoi 4:1 në udhëtim tek Antalyaspori.

Leroy Sane, Roland Sallai, Victor Osimhen dhe Mauro Icardi, i shënuan golat e fitores për mysafirët. Sander van de Streek e shënoi të vetmin gol për vendësit.

Galatasaray i pari ka 39 pikë.