Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gallapeni: Jemi të bashkuar si grup, synojmë fitoren

g

Mbrojtësi i krahut të majtë i Kosovës, Dion Gallapeni, ka deklaruar se i gjithë grupi është i bashkuar dhe tani synohet tjetër fitore ndaj Turqisë. 

Kosova të enjten mbrëma në Bratislavë fitoi ndaj Sllovakisë 4:3. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tjetër fitore historike synohet ndaj Turqisë të martën në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Me fitoren ndaj Turqisë, Kosova do ta siguronte Kupën e Botës 2026, që në këtë verë do të organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

“Normalisht që është një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh kualitetin që ka Turqia. Mirëpo, këtë e kemi vërtetuar edhe më parë që pavarësisht cilësisë së skuadrës së tyre, ne jemi shumë të bashkuar si grup, luftojmë për njëri-tjetrin dhe kjo ka shumë rëndësi”, ka thënë fillimisht Gallapeni për faqen zyrtare të FFK-së. 

Futbollisti i Widzev Lodzit në Poloni, që në shkurt të këtij viti u huazua te Wisla Plock, skuadra tjetër polake, pret numër të madh të shikuesve. 

“Normalisht, si kjo ndeshje, por edhe në ndeshjet e tjera, tifozët kanë qenë forca jonë më e madhe. Normalisht se i pres në numër të madh, ta bëjnë atmosferën siç dinë ata dhe të dalim fitimtar në atë ndeshje”, është shprehur Gallapeni 21-vjeçar.