Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Garë e fortë për pozitat e kreut në Serie A

inter

Pas 26 xhirove të zhvilluara në Serie A, tabelës i prin Interi me 64 pikë. Dhjetë pikë më pak ka Milani në vendin e dytë. Pasojnë Napoli dhe Roma me nga 50 pikë.

Juventusi renditet në pozitën e pestë me 46 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Interi ka gjasa të mëdha që të shpallet kampion këtë edicion në Itali. Por gara në pozitat që dërgojnë në Evropë është shumë e fortë.

Një prej dueleve më interesante që zhvillohet këtë fundjavë është  Roma - Juventus.

Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 20:45 dhe i takon javës së 27-të.

Roma në rast të disfatës do të rrezikonte pozitën e katërt. Nëse Juve fiton do t’i afrohej Romës në vetëm një pikë.

Juve të mërkurën u eliminua nga Galatasaray në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë Roma vazhdon të jetë pjesë e garave evropiane. Në një të tetën e finales në Ligën e Evropës, do të luajë ndaj Bolognas.

Juve nuk qëndron mirë me rezultate në elitën italiane. Ka dy disfata radhazi. Ndërkohë Roma në tri ndeshjet e fundit në kampionat ka dy fitore dhe një barazim.

“Zonja e Vjetër” është i pamposhtur në dhjetë nga 11 ndeshjet e fundit në Serie A ndaj Romës.

Roma ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Juventusit në Serie A.

Ndërkohë Interi të shtunën nga ora 20:45 e pret Genoan. Genoa ka 27 pikë në vendin e 14-të.

Interi të martën u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi që humbi dy ndeshjet nga skuadra Bodo/Glimt. Kjo ishte edhe prej befasive më të mëdha deri më tani në “Champions League”.