Një tjetër skuadër e Serie A ka kërkuar huazimin e mesfushorit të Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Në mediumet italiane të mërkurën është raportuar se Genoa ka nisur bisedimet me Interin për huazimin e Asllanit, i cili nuk bën pjesë në planet e Torinos.
Asllani ka humbur vendin te Torino dhe ka gjasa të mëdha të largohet gjatë këtij afati kalimtar.
23-vjeçari me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.