Daniele Ghilardi i është bashkuar zyrtarisht Romës nga Hellas Verona dhe është bërë transferimi i pestë i skuadrës në këtë afat kalimtar veror.
Qendërmbrojtësi italian nënshkroi me Romën kontratë deri në qershor të vitit 2030, ka njoftuar klubi i Serie A të Italisë të shtunën.
Ai është transferuar për 10.5 milionë euro, plus një milion euro të tjera bonuse.
Për Ghilardit, Roma e ka transferuar edhe Wesleyn, Evan Fergusonin, Neil El Aynaouin dhe Denis Vasquezin.
22-vjeçari Ghilardi në edicionin e kaluar i luajti 24 ndeshje.