Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Girona “ia shuan” Realit shpresat për titull

Girona

Foto: Associated Press

Girona që po lufton për mbetje në elitën spanjolle të futbollit, ka marrë pikë shumë të vlefshme ndaj Real Madridit në udhëtim. 

Dhe me barazimin 1:1 të premten mbrëma në ndeshjen e xhiros së 31-të të La Ligas, Girona “ia shuan” shpresat madrilenëve në garën për titull. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Real Madridi me 70 pikë mbetet gjashtë pikë prapa Barcelonës lidere. Barcelona të shtunën luan ndaj Espanyolit në shtëpi. 

Deri në fund të kampanjës kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u luajtur. 

Për Real Madridin shënoi Federico Valverde në minutën e 51-të. 

Goli i mesfushorit tjetër, Thomas Lemar, e vendosi sfidën në minutën e 62-të. 

Real Madridi është në garë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por, në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit në Madrid, u mposht 2:1 nga Bayern Munichu.