Futboll

Giroudi ia siguron fitoren Lillet, Zhegrova kthehet pas një kohe të gjatë

Oliver Giroud

Olivier Giroud e shënoi golin e vetëm për Lillen që fitoi ndaj Monacos 1:0 të dielën mbrëma. 
Edon Zhegrova ishte në bankën rezervë. Zhegrova u kthye në formacionin e Lillet pas një kohe të gjatë. Ai i ka munguar skuadrës franceze dhe për shkak të lëndimit nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar. Ishte fare pranë largimit. 

Giroud shënoi në minutën e parë të kohës shtesë për 1:0. Në minutën e nëntë të shtesës, sulmuesi francez e humbi penalltinë. 

Lille pas dy ndeshjeve ka katër pikë dhe zë vendin e pestë. Monaco ka tri pikë në vendin e tetë.