Gjermania ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Luksemburgut. Ndeshja i takoi kualifikimeve për Botërorin 2026.
Gjermania dy gola i shënoi në pjesën e parë kurse dy të tjerë në pjesën e dytë.
David Raum e shënoi golin e parë në minutën e 12-të.
Për 2:0 realizoi Joshua Kimmich nga pika e bardhë.
Serge Gnabry e realizoi golin e tretë në minutën e 48-të.
Kimmich e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 50-të.
Gjermania me këtë fitore është ngritur në pozitën e parë me gjashtë pikë në Grupin A.
Gjashtë pikë i ka edhe Irlanda e Veriut në vendin e dytë dhe Sllovakia në pozitën e tretë. Luksemburgu është në pozitën e fundit pa pikë.
Irlanda e Veriut e mposhti Sllovakinë me rezultatin 2:0 të premten gjithashtu.