Gjilani ka shënuar fitore në derbin lokal ndaj kampiones, Dritës.
Gjilani e mposhti Dritën me rezultat 2:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e parë, Gjilani e shënoi në minutën e tretë.
Blerind Morina gjuajti ndërsa topin në tentim për ta larguar, e devijoi Blerim Krasniqi, sulmuesi i Dritës.
Golin e dytë e shënoi sulmuesi Robert Rrahmani në minutën e 62-të.
Gjilani është në vendi ne gjashtë me 48 pikë, kurse Drita në vendin e parë me 66 pikë.
Xhiroja e fundit vendos se cila skuadër do të paraqitet në barazh.