Bleart Tolaj u zyrtarizua te Gjilani si futbollist i ri të mërkurën mbrëma. Pak minuta më vonë, Ballkani i Suharekës zyrtarizoi vazhdimin e kontratës së sulmuesit të krahut.
Tolaj siç ka mësuar KOHA, ka nënshkruar më herët me Gjilanin kontratë dyvjeçare. Por, tashmë ai ka vendosur që të vazhdojë me Ballkanin po ashtu edhe për dy edicione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirë se erdhe, Bleart Tolaj!”, shkroi Gjilani fillimisht, para se Ballkani të njoftonte për vazhdimin e kontratës së tij.
“Vazhdojmë bashkë. FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se Bleart Tolaj ka rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera. Me përkushtimin, karakterin dhe cilësinë e tij në fushë, Blearti do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e objektivave tona. Besimi i ndërsjellë vazhdon dhe rrugëtimi ynë së bashku sapo është zgjatur. Na presin sfida të reja, fitore të reja dhe suksese të reja”, njoftoi Ballkani.
KOHA ka mësuar se palët e përfshira do ta zgjidhin çështjen nëpërmjet organeve ligjore.