Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është lënduar të shtunën mbrëma në fitoren e skuadrës së Atalantas.
Atalanta e mposhti në shtëpi Torinon me rezultatin 2:0 në kuadër të javës së 20-të të Serie A.
Gjimshti është detyruar të largohet nga fusha në minutën e 44-t. Ai u zëvendësua me suedezin Isak Hien. Gjimshiti kishte një përplasje të ashpër me sulmuesin e Torinos, Duvan Zapatan. Mediumet italiane kanë shkruar se Gjimshti është dërguar në spital për analiza më të hollësishme.
Golat për Atalantan i shënuan Charles De Ketelaere në mintuën e 13-të dhe Mario Pashaliq në mintuën e 95-të.
Te Torino ndeshjen e kompletoi mbrojtësi Ardian Ismajli. Kristjan Asllani qëndroi në stol. Atalanta ka 31 pikë dhe e zë vendin e shtatë. Torino është në mesin e tabelës me 23 pikë.