Futboll

Gjimshiti me Atalantan sigurojnë Championsin

Berat Gjimshiti

Atalanta siguroi një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm pas fitores 2:1 në shtëpi ndaj Romës, që kishte seri prej 19 ndeshjeve pa humbje në Serie A. 

Ndeshja Atalanta – Roma u zhillua në Bergamo, ndërsa I takoi xhiros së 36-të të elitës së futbollit Italian. 

Ademola Lookman në minutën e nëntë dhe Ibrahim Sulemana në minutën e 76-të shënuan golat e fitores për Atalantan. 

Golin e vetëm për Romën e shënoi Bryan Cristante në minutën e 32-të.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, nuk mungoi në fitoren e madhe të Atalantas.  Ishte prej më të mirëve. 

Atalanta zë vendin e tretë me 71 pikë. Juventusi është i katërti me 64 pikë sak a edhe Lazio, kurse Roma është në vendi ne gjashtë me 63 pikë.

Katër vendet e para sigurojnë paraqitjen në Champions.

Deri në fund të edicionit aktual në Serie A kanë mbetur edhe dy xhiro.