Sulmuesi Amarildo Gjoni e ka shënuar golin e shtatë në kampionatin elitar të Moldavisë, për skuadrën e njohur, Sheriff Tiraspol.
Sheriffi të shtunën pasdite fitoi në udhëtim te Politehnica me rezultatin 2:1, ndërsa Gjoni ia dha epërsinë ekipit të tij me golin që e shënoi në minutën e shtatë.
26-vjeçari e kompletoi ndeshjen.
Sheriff Tiraspoli është i pari me 35 pikë në Superligën moldave.