Futboll

Hoxha vazhdon shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Dinamos

Arbër Hoxha

Arbër Hoxha luajti vetëm pjesën e parë. Por mjaftueshëm për të udhëhequr Dinamo Zagrebin drejt fitores së thellë, 4:1, ndaj Slaven Belupos.
Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së tetë të elitës kroate.
Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi supergol në minutën e 41-të për 1:0. Në minutat shtesë të pjesës së parë, sulmuesi i krahut asistoi për 2:0. 
26-vjeçari është në moment të shkëlqyer. Ndaj Hajdukut, në derbin e madh kroat, shënoi gol në fitoren 2:0. Më pas asistoi dhe shkëlqeu në fitoren 3:1 ndaj Fenerbahçes në Ligën e Evropës. 
Dinamo është lider i kampionatit kroat me 19 pikë.


Gol e asistim nga Hoxha për Dinamo Zagrebin

Arbër Hoxha ka shënuar gol dhe ka asistuar për Dinamo Zagrebin që po fiton 2:0 ndaj Slaven Belupos pas pjesës së parë. 

Hoxha e realizoi golin e parë në minutën e 41-të kurse asistoi te goli i dytë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së tetë të elitës kroate. Po luhet minuta e 50-të.

VIDEO