Lionel Messi shënoi gol dhe asistoi për fitoren e parë të Inter Miamit në stadiumin e ri të kësaj skuadre.
Miami fitoi 2:0 ndaj Portland Timbers në “Nu Stadium” në natën mes të dielës e të hënës, në ligën MLS të SHBA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGerman Berterame shënoi tjetrin gol të Miamit, që kishte tri barazime e tri humbje në stadiumin e ri me 26 mijë ulëse.
Në katër ndeshjet e fundit argjentinasi 38-vjeçar i ka pesë gola e pesë asistime.
Këtë edicion Messi ka arritur në shifrën e 12 golave e pesë asistimeve në 13 paraqitje kampionale.