Futboll

Gol e asistim nga Uran Bislimi

Uran Bislimi

Uran Bislimi ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër pë fitoren e Luganos 4:2 në udhëtim te Winterthuri të dielën mbrëma. 

Bislimi, mesfushori 26-vjeçar i Luganos, realizoi në minutën e 57-të për 2:1, ndërsa asistoi në golin për për 2:2. 

Brenda 13-të minutash, Lugano shënoi katër herë për fitore në xhiron e tetë të Superligës së Zvicrës të dielën. Bislimi dhe Ezgjan Alioski e kompletuan ndeshjen, kurse portieri i Kosovës, Amir Shaipi, ishte në bankën rezervë. 

Pajtim Kasami te Winterthuri luajti deri në minutën e 77-të.