Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova ka realizuar gol të bukur në fitoren e skuadrës së CSKA Sofias.
CSKA Sofia e mposhti në udhëtim Spartak Varnan me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 31-të të elitës së futbollit bullgar.
Golin e fitores për mysafirët e realizoi Dellova në minutën e tretë nga afërsia.
Reprezentuesi i Kosovës, Dellova, e kompletoi ndeshjen kurse në minutën e 93-të ai u ndëshkua me karton të verdhë.
CSKA Sofias i mungoi Zymer Bytyqi për shkak të lëndimit.
Për 26-vjeçarin Dellova ky ishte goli i dytë këtë edicion. Ka edhe një asistim.