Futboll

Gol i bukur i Zenelit në barazimin e Elfsborgut

Elfsborg - Besfort Zeneli

Besfort Zeneli ka realizuar gol të bukur të dielën në barazimin e skuadrës së Elfsborgut. 

Elfsborgu barazoi 2:2 me Malmon në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit suedez. 

Zeneli shënoi nga distanca në minutën e 72-të dhe e ngushtoi rezultatin në 2:1. 

Ai luajti deri në minutën e 92-të. Vëllai i madh i Besfortit, Arbër Zeneli, u paraqit deri në minutën e 66-të. 

Për 22-vjeçarin Besfort Zeneli ishte goli i dytë këtë edicion. Ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.