Medin Gashi ka shënuar gol të bukur në fitoren e thellë 6:0 të Goricas në udhëtim te Rudeshi.
Me fitoren e thellë, Gorica ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Kroacisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo19-vjeçari Gashi shënoi në minutën e 92-të me parabolë dhe e vendosi sfidën. Ai i ka edhe dy asistime në elitën e futbollit kroat në këtë edicion.
Gashi ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës, ndërsa ka dy paraqitje me Kosovën U21.
Ai iu bashkua Goricas nga të rinjtë e Prishtinës.