Vushtrria dominoi nga fillimi i ballafaqimit ndaj Trepçës dhe në fund i fitoi pikët e plota pas triumfit 4:1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ferki Aliu”, në praninë e një numri të madh shikuesish.
Me fitore, Vushtrria mbetet lidere me 34 pikë, ndërsa Trepça mbetet me 23 pikë.
Kjeldi Paloka shënoi për 1:0 në minutën e tretë. Ai u asistua nga Daut Maxhuni.
Sylas Gabriel i Trepçës e la Trepçën me një futbollist më pak në fushë pas ndërhyrjes së ashpër në Leutrim Islamin e Vushtrrisë. Kartoni i kuq iu dha Gabrielit pas rishikimit të situatës në VAR.
Epërsinë numerike të lojtarëve në fushë, vendësit e shfrytëzuan menjëherë.
Për 2:0 shënoi Ebrima Jatta në minutën e 36-të.
Vushtrria nuk u ndal dhe shpejtë e shënoi edhe golin për 3:0. Në minutën e 42-të shënoi Bujar Shabani.
Vushtrria u kthye në lojë me golin e qendërmbrojtësit Rashid Alhassan. 27-vjeçari shënoi me kokë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Golin për 4:1 dhe të rezultatit përfundimtar e shënoi Albijon Shurdhiqi. Shurdhiqi në minutën e 85-të shënoi pas një lëvizjeje të mirë individuale në zonë.
Trepça realizon gol ndaj Vushtrrisë
Derbi që po luhet në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, ndërmjet Vushtrrisë dhe Trepçës, ka dhuruar katër gola në pjesën e parë.
Vushtrria është duke fituar 3:1.
Golin e vetëm për Trepçën e shënoi qendërmbrojtësi Rashid Alhassan. 27-vjeçari shënoi me kokë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Vushtrria po e mposht thellë Trepçën
Vushtrria është duke fituar thellë ndaj Trepçës në pjesën e parë.
Golin për 3:0 e ka shënuar mesfushori me përvojë, Bujar Shabani. Shabani realizoi në minutën e 42-të. Ai realizoi nga afërsia pas goditjes së Ardin Dallkut fillimisht.
Supergol në Vushtrri
Ebrima Jatta e ka shënuar golin e dytë për Vushtrrinë në derbin ndaj Trepçës.
Jatta në minutën e 36-të shënoi për 2:0. Ai realizoi supergol me gjuajtje shumë të saktë, nga një kënd shumë i vështirë.
Trepça mbetet me një futbollist më pak
Trepça ka mbetur me një futbollist më pak në fushë në derbin ndaj Vushtrrisë.
Pas 20 minutave lojë dhe pas rishikimit të situatës në VAR, Sylas Gabriel u përjashtua nga loja direkt me të kuq. Ai bëri ndërhyrje shumë të ashpër në Leutrim Islamin e Vushtrrisë.
Gol në stadiumin “Ferki Aliu”
Vushtrria ka kaluar në epërsi në derbin e Ligës së Parë ndaj Trepçës.
Ndeshja i takon xhiros së 15-të dhe po luhet në stadiumin e mbushur plot në “Ferki Aliu” në Vushtrri.
Daut Maxhuni i Vushtrrisë harkoi nga këndi në minutën e katërt, ndërsa golin e epërsisë 1:0 e shënoi mesfushori Klejdi Paloka. Paloka mposhtiu portierin kundërshtar pas gjuajtjes me kokë.