Futboll

Goli i Haalandit ia siguron Guardiolas fitoren e 250-të në Premier League

Erling Haaland

Erling Haaland e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme, teksa Manchester City ka regjistruar tjetër fitore. 

City të dielën mbrëma fitoi në udhëtim te Brentfordi 1:0 në ndeshjen e xhiros së shtatë. 

Me golin e norvegjezit Haaland në minutën e nëntë, trajneri Pep Guardiola e regjistroi fitoren e 250-të në Premier League. 

Guardiola është trajneri i 16-të që e arrit këtë shifër të fitoreve me një klub të vetëm. 

Por një gjë të tillë, Guardiola e ka arritur në vetëm 349 ndeshje, 74 ndeshje më shpejtë se çdo trajner tjetër. 

Për norvegjezin Haaland ishte goli i tretë në këtë javë dhe i 18-ti në 11 ndeshje për klubin dhe shtetin e tij. 

Me fitore, City tani në pozitën e pestë ka 13 pikë, tri më pak se lideri, Arsenali. 
Brentfordi mbetet me shtatë pikë në vendin e 16-të.