Futboll

Goli i Rashicës nuk i mjafton Metalistit

rashica

Krahas dy asistimeve, Ermir Rashica e ka shënuar golin e dytë në kampionatin elitar të Ukrainës për skuadrën Metalist 1925. 

Megjithatë, goli i 21-vjeçarit nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij që të shtunën u mposht 3:1 në shtëpi nga Zorya Luhansk. 

Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të Premier Leagues ukrainase. 

Rashica realizoi nga penalltia në minutën e 31-të për 1:1. 

Te Metalisti ndeshjen e kompletoi edhe Baton Zabërgja. Zabërgja mori ftesë nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e nëntorit te Kosova, ndërsa Rashica është ftuar te Shqipëria U21 nga përzgjedhësi Alban Bushi.  

Metalist 1925 zë vendin e tetë me 17 pikë, dy më pak se Zorya Luhansk që zë vendin e shtatë.