Futboll

Gordoni kërkon falje për kartonin e kuq

Anthony Gordon

Foto: Associated Press

Sulmuesi i Newcastle Unitedit, Anthony Gordon, ka kërkuar falje për kartonin e kuq që e mori të hënën mbrëma në ndeshjen ndaj Liverpoolit. 

“Të kuqtë”, në kuadër të xhiros së dytë të Premier Leagues e mposhtën Newcastlen në udhëtim me rezultatin 3:2. 

Gordon pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kapitenit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, krejt në fund të pjesës së parë, u ndëshkua direkt me të kuq. 

“Dua t’u kërkoj falje sinqerisht shokëve të ekipit dhe tifozëve. Qëllimet e mia ishin të pastra. Po përpiqesha vetëm të krijoja energji në ndeshje dhe e gabova kohën e ndërhyrjes. Nuk do të ndërhyja qëllimisht në kundërshtar në këtë mënyrë”, ka thënë Gordon. 

24-vjeçari është prej sulmuesve kryesorë të Newcastlet. 

Ai në edicionin e kaluar në 42 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime. 

Reprezentuesi i Anglisë pjesë e Newcastlet është nga viti 2023, kur u transferua nga Evertoni për 45 milionë euro.