Futboll

Grealish së shpejti do t'i bashkohet Evertonit

Jack Grealish

Evertoni ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për ta transferuar sulmuesin anglez, Jack Grealish. Kështu ka shkruar të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. 

Grealish do të huazohet tek Evertoni deri në përfundim të edicionit 2025/26. Evertoni nuk do ta ketë opsionin e blerjes të kartonit të Reprezentuesit të Anglisë. 

Ai së shpejti do t’i kryejë testet mjekësore dhe do të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i klubit anglez.

Sulmuesi i krahut do të bëhet transferimi i gjashtë i Evertonit në këtë afat kalimtar. 

29-vjeçari edicionin e kaluar luajti vetëm 715 minuta në Premier League ku kontribuoi me një gol dhe në asistim. 

Grealish është futbollisti më i shtrenjtë në histori të Cityt, i cili iu bashkua gjigantit anglez në vitin 2021 nga Aston Villa për 117 milionë euro. 

Me Cityn ka fituar gjashtë trofe.