Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gruda me Leipzigun barazojnë në shtëpi me Dortmundin

LEipzig - Dortmund

RB Leipzigu dhe Borussia Dortmundi të shtunën i kanë ndarë pikët në ndeshjen që i takoi javës së 23-të të Bundesligës gjermane.

Leipzigu barazoi 2:2 në shtëpi me Dortmundin. Sulmuesi Brajan Gruda luajti deri në minutën e 81-të për vendësit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Christoph Baumgartner e kaloi në epërsi Leipzigun në minutën e 20-të. Baumgartner shënoi edhe për 2:0 në minutën e 39-të.

Dortmundi rezultatin në 2:1 e ngushtoi në minutën e 50-të nëpërmjet autogolit të Romulo Cardosos.

Fabio Silva realizoi gol në minutën e 95-të për 2:2 dhe ia siguroi një pikë “verdhezinjëve”.

Dortmundi mbetet në pozitën e dytë me 52 pikë. Leipzigu ka 41 pikë në vendin e pestë.