Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gruda i papërmbajtshëm, shënon sërish

Brajan Gruda

Brajan Gruda është duke shkëlqyer ndaj Hoffenheimit. Në minutën e 44-t ka shënuar për 4:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte goli i dytë në ndeshje për të. E ka edhe një asistim.

Goli i katërt


Gruda nuk ndalet, asiston në golin e tretë

Brajan Gruda ka asistuar në golin për 3:0 të Leipzigut, që është duke fituar thellë ndaj Hoffenheimit. Ai aistoi në minutën e 30-të.

Për Grudën është asistimi i dytë i sezonit.

Goli i tretë 


Gruda shënon golin e dytë për Leipzigun

Brajan Gruda ka shënuar golin e dytë me fanellën e Leipzigut.

Ai realizoi për 1:0 në ndeshjen ndaj Hoffenheimit.

Gruda realizoi në minutën e 17-të. Gruda e ka edhe një asistim.

Te Hoffenheimi titullar është Fisnik Asllani, ndërsa qendërmbrojtësi Albian Hajdari është në bankën rezervë.

VIDEO:

 

Gruda shkëlqen me dy gola e një asistim në Bundesligë

39 min. më parë / 20 mar 2026 22:28
Brajan Gruda

Brajan Gruda ka pasur paraqitje të shkëlqyer në pjesën e parë, në fitoren e thellë të Leipzigut ndaj Hoffenheimit të premten mbrëma.

Ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës, Leipzigu e fitoi 5:0.

Futbollisti shqiptar, 21-vjeçari Gruda, realizoi për 1:0 në minutën e 17-të. Më pas asistoi në golin për 3:0 në minutën e 30-të, kurse për 4:0 shënoi në minutën e 44-t.

Gruda e kompletoi ndeshjen, por nuk arriti që ta shënojë “hat-trickun” e parë në karrierë. Ai i ka tri gola e dy asistime në këtë edicion të Bundesligës.

Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës, u zëvendësua pas pjesës së parë te Hoffenheimi, ndërsa në tërë pjesën e dytë luajti mbrojtësi i “Dardanëve”, Albian Hajdari.

Leon Avdullahu ishte i lënduar dhe nuk do të paraqitet as për Kosovën në ndeshjen ndaj Sllovakisë javën tjetër.

Leipzigu me fitore tani i ka 50 pikë dhe ngjitet në pozitën e tretë. Me 50 pikë e me një ndeshje më pak të luajtur në vendin e tretë është Stuttgarti, ndërsa Hoffenheimi bie në pozitën e pestë me 50 pikë po ashtu.