Pep Guardiola ka kërcënuar se do të heqë dorë nga posti i trajnerit të Manchester Cityt nëse klubi nuk redukton numrin e lojtarëve në verë. Trajneri i njohur ka thënë se të lë shumë lojtarë jashtë skuadrës “është e pamundur për shpirtin tim”.
Një numër i lojtarëve të ekipit senior të Cityt nuk janë përzgjedhur për ndeshjen e së martës ndaj Bournemouthit dhe Guardiola ka thënë se është i palumtur që duhet të lërë aq shumë lojtarë jashtë.
Abdukodir Khusanov, Savinho, James McAtee, Claudio Echeverri dhe Rico Lewis kanë munguar të martën në ekipin prej 20 lojtarëve.
Kjo dëshmon që ekipi i Cityt është i mjaftueshëm në numër, por Guardiola dëshiron të punojë me ekip më të vogël në edicionin e ardhshëm.
“I kam thënë klubit se nuk e dua këtë (ekip të madh). Nuk dua të lë pesë apo gjashtë lojtarë jashtë. Nuk e dua këtë. Do të heq dorë. Bëni skuadër më të vogël, do të qëndroj. Është e pamundur për shpirtin tim t’u them lojtarëve në tribunë që nuk mund të luajnë”, ka thënë Guardiola, shkruan BBC.
“Ndoshta para tre-katër muajsh nuk kemi mundur të përzgjedhim njëmbëdhjetë, nuk kemi pasur mbrojtës, ishte shumë vështirë. Më pas lojtarë erdhën, por stinorin e ardhshëm nuk mund të jetë kështu. Si trajner nuk mund të punoj me 24 lojtarë dhe sa herë që bëj përzgjedhje të lë katër, pesë apo gjashtë që të qëndrojnë në shtëpi në Manchester pasi nuk mund të luajnë. Kjo nuk do të ndodhë. I kam thënë klubit që nuk e dua këtë”.