Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gyokeres hyn në listën e debutuesve më të mirë tek Arsenali

Viktor Gyokeres

Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres ka arritur të futet në tre lojtarët me debutimin më të mirë tek Arsenali.

Ai është bërë vetëm futbollisti i tretë që në një sezon debutues për “Topçinjtë” ka shënuar 20 gola e më shumë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të shtunën ai shënoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj Fulhamit në Premier League në xhiron e 35-të. Mbërriti në shifrën prej 14 golave në Premier League.

Ai ka shënuar edhe pesë gola në Ligën e Kampionëve dhe dy gola të tjerë në kupa.

Krahas 21 golave, Gyokeres ka edhe tri asistime.

E më mirë se Gyokeresi kanë qenë vetëm Thierry Henry në sezonin 1999/2000 me 26 gola e Alexis Sanchez në sezonin 2014/15 me 25 gola.

“Topçinjtë”, që janë në garë për titull kampioni në Angli dhe Champions, e transferuan Gyokeresin nga Sportingu i Lisbonës gjatë verës.

Lexo përditësimet tjera
gyokeres

Arsenali s’heq dorë nga titulli, forcon goldiferencën

Arsenali ka mposhtur 3:0 Fulhamin në xhiron e 35-të në Premier League për të marshuar në...