Përditësim 17:50 - Me golin e parë të shënuar për Manchester Cityn ndaj West Ham Unitedit të shtunën, Erling Haalandi e barazoi Cristiano Ronaldon për numrin e golave në Premier League – nga 103 gjithsej. Por shifrën e 103 golave, Haalandi e ka arritur në 122 ndeshje më pak të luajtura sesa superylli portugez, kur ishte pjesë e Manchester Unitedit.
Tani sulmuesi norvegjez ka shënuar tjetër gol për 3:0 ndaj West Hamit.
Me 104 gola në Premier League, Haaland e ka barazuar ish-sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba. Shifrën e 104 golave, Haalandi e arriti me 140 ndeshje më pak të luajtura se ish-sulmuesi i Bregut të Fildishtë.
Haalandi barazon rekordin e Ronaldos
Erling Haaland ka shënuar tjetër gol në Premier League.
Haalandi në minutën e pestë realizoi për 1:0 për Manchester Cityn ndaj West Ham Unitedit.
Ai tani i ka 103 gola në elitën e futbollit anglez, aq sa kishte shënuar Cristiano Ronaldo sa ishte pjesë e Manchester Unitedit. Por, këtë shifër të golave, Ronaldo e kishte arritur në 236 ndeshje në total.
Sulmuesi norvegjez e arriti shifrën e 103 golave në elitën angleze me 122 ndeshje më pak të luajtura se superylli portugez.