Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shënuar 16 gola dhe ka kontribuar me dy asistime në tetë ndeshje në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Në total, Haaland me fanellën e Norvegjisë, ka arritur shifrën e 55 golave në 48 ndeshje me fanellën e Norvegjisë. Ai shënoi dy gola të dielën mbrëma në fitoren e thellë 4:1 të Norvegjisë kundër Italisë. Ndeshja u zhvillua në “San Siro” dhe ishte e fundit kualifikuese për Kupën e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Haaland shënoi golin për 2:1 në minutën e 78-të, kurse për 3:1 dy minuta më vonë.
Ai lëshoi fushën në minutën e 89-të.
Italia ishte në epërsi me golin e Francesco Pio Espositos në minutën e 11-të, kurse në pjesën e dytë norvegjezët shënuan plot katër gola. Golin e parë e shënoi Antonio Nusa në minutën e 63-të, pastaj Haaland dy gola në minutat 78’ dhe 80-të si dhe Jorgen Strand Larsen në minutën e 93-të për 4:1.
Norvegjia ka siguruar kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm si e para e Grupit I me tetë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara. Norvegjia shënoi 36 gola, ndërsa pranoi pesë.
Italia do të paraqitet në plejofin kualifikues në mars.
Haalandi i shënon dy gola të shpejtë Italisë, arrin shifrën e 55 golave
Erling Haaland i ka shënuar dy gola të shpejtë Italisë në ndeshjen që Norvegjia është duke e fituar 3:1.
Me dy golat e shënuar ndaj Italisë, Haaland arrin shifrën e 55 golave në 48 ndeshje me fanellën e Norvegjisë.
Golin e epërsisë 2:1, Haaland e shënoi në minutën e 78-të, kurse për 3:1 dy minuta më vonë.
Shifrat e jashtëzakonshme të Erling Haalandit
Erling Haaland këtë edicion ka shënuar 16 gola në kualifikimet për Kupën e Botës duke e udhëhequr Norvegjinë në Kupën e Botës 2026. 32 gola i ka shënuar me fanellën e Manchester Cityt dhe Norvegjinë. Në total për Norvegjinë i ka shënuar 55 gola në 48 ndeshje.