Mbrojtësi i Alanyasporit, Florent Hadërgjonaj, ka shënuar supergol të shtunën në përballjen ndaj Bashakshehirit.
Por goli i mbrojtësit të Kosovës nuk i ka mjaftuar Alanyasporit që u mposht në shtëpi 2:1 nga Bashakshehiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së 23-të të Superligës së Turqisë.
Hadërgjonaj shënoi gol të bukur në minutën e 67-të për ta ngushtuar rezultatin në 2:1. Gola më nuk u shënuan dhe fitorja në fund i takoi Bashakshehirit.
Për 31-vjeçarin Hadërgjonaj ishte goli i shtatë në 23 paraqitje në të gjitha garat.
Krahas shtatë golave ka kontribuar edhe me pesë gola.
Hadërgjonaj e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i miri te skuadra e tij.
Bashkëlojtari i Hadërgjonajt tek Alanyaspori, Fidan Aliti, mungoi për shkak të suspendimit të kartonëve.
VIDEO:
Florent Hadergjonaj
🇹🇷 Alanyaspor 1–2 İstanbul Başakşehir
pic.twitter.com/1C2saKtii7