Futboll

Hajduku fiton ndaj Dinamos së Tiranës

Hajduku - Dinamo Tiranes

Dinamo e Tiranës ka pësuar disfatë 2:1 nga Hajduku i Splitit. Ndeshja ndërmjet Hajdukut të Splitit dhe Dinamos Cityt u zhvillua të enjten mbrëma dhe i takoi raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Dinamo e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë me golin e shënuar nga Dejvi Bregu në minutën e 37-të. Por në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 49-të, Hajduku barazoi rezultatin në 1:1. Kroatët shënuan golin e fitores në minutën e 63-të. 

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Tiranë.

 

Goli i Bregut