Kapiteni i Marokut, Achraf Hakimi, është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i rëndë i nyjës së këmbës dhe do të jetë i gatshëm për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Lajmi është konfirmuar të shtunën nga vetë futbollisti dhe përzgjedhësi Walid Regragui.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti më i mirë i vitit në Afrikë nuk pritet të jetë titullar, por përzgjedhësi Regragui ka thënë se ai do të luajë nëse është nevoja.
Hakimi është i lënduar prej muajit nëntor. Sulmuesi i Bayern Munichut, Luis Diaz, kishte bërë ndërhyrje shumë të ashpër në të.
Kupën afrikane, Maroku e ka fituar vetëm një herë në vitin 1976.
Pritshmëritë për një tjetër triumf janë rritur pas paraqitjes së jashtëzakonshme në Botërorin 2022, kur Maroku shkoi deri në gjysmëfinale.