Dy futbollistët cilësorë të Llapit, Arianit Hasani dhe Elvir Gashijani, kanë vazhduar kontratat me skuadrën e Llapit.
Hasani dhe Gashijani do të jenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, deri në vitin 2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu ka njoftuar të shtunën skuadra llapjane.
“Klubi ynë ndihet krenar që në gjirin e tij ka futbollistë të tillë, të cilët tashmë janë cilësuar si “diamantët e Llapit”, me pritshmëri që shumë shpejt të shndërrohen në emra të mëdhenj edhe në futbollin evropian. Një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e tyre ka pasur edhe trajneri Tahir Batatina, i cili u ka besuar jashtëzakonisht shumë dhe vazhdon të besojë se, me punën dhe përkushtimin e tyre, do të transferohen së shpejti në klube evropiane. Prania e tyre në skuadër është garanci për cilësi, spektakël dhe gola të jashtëzakonshëm në fushë”, ka shkruar Llapi.
Hasani së fundmi ishte i përfshirë për ndeshje kualifikuese të evropianit për grupmoshën U21 te Kosova.
Realizoi gol të bukur në disfatën 3:1 nga Spanja në “Fadil Vokrri”.