Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Salihu kthehet te kampionia e Kosovës

Hajdin Salihu

Hajdin Salihu është kthyer te kampionia e Kosovës në futboll, Drita. 

Klubi i Dritës ka bërë të ditur të premten se Salihu i është bashkuar skuadrës, duke përforcuar repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçari pjesë e Dritës ishte përgjatë edicionit 2023/24. Ai nga Drita në vitin 2024 u transferua te skuadra ukrainase, LNZ Cherkasy për 250 mijë euro. 

Në edicionin e kaluar, ai ishte i huazuar te Polonia e Varshavës. 

Qendërmbrojtësi pasi e mbylli aventurën te skuadra polake vendosi që të kthehej sërish në futbollin kosovar. 

“FC DRITA ka kënaqësinë të ju njoftojë me përforcimin tonë të ri Hajdin Salihu, i cili rikthehet për të veshur sërish fanellën bardhekaltër dhe për të forcuar repartin e mbrojtjes me cilësinë, karakterin dhe përvojën e fituar në arenën ndërkombëtare.Mirë se u ktheve në shtëpi, Hajdin! Le të shkruajmë bashkë kapituj të rinj të historisë së Dritës”, ka shkruar Drita në njoftin. 

Salihu ka luajtur edhe për disa skuadra si Lokomotiva e Zagrebit, Laçi e Llapi.