Futboll

“Hat-trick” nga Kane, pikët e plota për Bayernin

Harry Kane

Harry Kane ka realizuar “hat-trick” të shtunën pasdite në fitoren e Bayern Munchenit.

Bayerni e mposhti në udhëtim Hoffenheimin me rezultatin 4:1.

Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Bundesligës.

Bayerni ka katër fitore nga po aq ndeshje në elitën gjermane. I prin tabelës me 12 pikë.

Kane në minutën e 44-t e realizoi golin e epërsisë për bavarezët.

Në minutën e 48-të, Kane e dyfishoi rezultatin. Ai shënoi nga penalltia të cilën e shkaktoi Albian Hajdari pas prekjes me dorë.

Sulmuesi anglez “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 77-të. 32-vjeçari realizoi sërish nga pika e bardhë.

Pesë minuta më pas, Vladimir Coufal, e shënoi golin e vetëm për vendësit.

Serge Gnabry e shënoi golin e katërt për mysafirët në minutën e 99-të.

Te Hoffenheimi, sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani luajti deri në minutën e 78-të. Ndërsa futbollisti tjetër i Kosovës, Leon Avdullahu, u paraqit deri në minutën e 83-të. Hajdari e kompletoi ndeshjen.

Kane është duke treguar formë të lartë këtë edicion. Në shtatë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka 13 gola dhe tri asistime.

Hoffenheimi ka gjashtë pikë në mesin e tabelës.