Futboll

“Hat-trick” nga Mulleri në MLS

MULLER

Futbollisti gjerman, Thomas Muller, ka shkëlqyer në fitoren 7:0 të Vancouver Whitecaps ndaj Philadelphia Union.

Muller, që u largua nga Bayerni në verë, realizoi “hat-trick” në fitoren 7:0 të Vancouverit, në kuadër të ligës MLS.

Mulleri shënoi tre gola në ditëlindjen e 36-të.

Për yllin gjerman ishte vetëm ndeshja e tretë në MLS të SHBA-së.

Është fitorja më e thellë në histori të Vancouverit.

Ndërkohë Inter Miami pësoi 3:0 nga Charlotte. Kur rezultati ishte 0:0, Lionel Messi humbi penallti. Ai provoi me gjuajtje “panenka”, por portieri i Charlotte qëndroi në vend dhe ndali gjuajtjen e argjentinasit.