Futboll

Hazrollaj lëndohet në stërvitje

hazrollaj

Pak ditë pasi e shënoi golin e parë me fanellën e re, atë të Rapidit të Bukureshtit, Drilon Hazrollaj ka pësuar lëndim. 

Mediumi rumun “Digisport” ka shkruar të premten se Hazrollaj është lënduar në stërvitje dhe i është dashur tretmani mjekësor. Përveç Hazrollajt janë lënduar edhe Elvir Koliq, Borisav Burmaz dhe Razvan Onea. 

“Driloni është lënduar në stërvitje”, ka theksuar trajneri Costel Galca. 

Hazrollaj ishte në mesin e 25 futbollistëve të Rapidit që kishin udhëtuar në Slloveni për përgatitje për sezonin e ri. 

Hazrollaj u zyrtarizua si futbollist i Rapidit të Bukureshtit nga Malisheva në fund të marsit të këtij viti, ndërsa skuadrës iu bashkua pas përfundimit të Superligës së Kosovës në futboll. 

21-vjeçari që sipas faqes “transfermarkt” u transferua për 900 mijë euro të shtunën e kaluar e realizoi golin e parë me fanellën e re Rapidit. 

Ai kishte shënuar gol në miqësoren që përfundoi 2:2 me Buduqnostin e Malit të Zi.