Kepi i Gjelbër është bërë shteti i dytë më numër të vogël të popullsisë që ka siguruar paraqitjen në Kupën e Botës 2026.
Me fitoren 3:0 ndaj Eswatinit të hënën në shtëpi, Kepi i Gjelbër me popullsi prej më pak se 525 mijë banorësh, siguroi kualifikimin në Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Kepi i Gjelbër, që fitoi pavarësinë nga Portugalia në vitin 1975, zuri vendin e parë në Grupin D me 23 pikë. La prapa Kamerunin me 19 pikë.
Më herët, Islanda, ishte shteti i parë me popullsi të vogël që siguroi paraqitjen në Botëror e vitit 2014 në Brazil. Islanda ka një popullsi prej 404 mijë banorësh.
Look what it means to Cape Verde after they qualified for the 2026 World Cup. 🥹🇨🇻 pic.twitter.com/LudDyNmjB2
— EuroFoot (@eurofootcom) October 13, 2025