Kthimi i Fisnik Asllanit nga huazimi ka bërë që drejtuesit e skuadrës së Hoffenheimit të mos e ushtrojnë opsionin e blerjes së Mërgim Berishës për tetë milionë euro.
Kështu ka njoftuar “Sky Sports” të hënën.
“Qendra e sulmit të Hoffenheimit tashmë është plotësuar me gjashtë lojtarë. Lojtari i kthyer nga huazimi, Fisnik Asllani, është në garë për të siguruar një vend në ekipin e trajnerit të ri David Mokëa. Nuk ka vend për Berishën në këtë situatë dhe 27-vjeçari pritet të shitet në verë. Sulmuesi ishte huazuar nga Augsburgu. Megjithatë, klubi nuk do ta ushtrojë opsionin e vlerës prej 8 milionë eurosh”, shkruan mediumi gjerman.
Sulmuesi i Kosovës, Asllani 22-vjeçar, tregoi paraqitje të mira edicionin e kaluar me fanellën e Elversbergut në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, kurse Berisha 27-vjeçar me Augsburgun deri në qershor të vitit 2027.