Një ditë para ndeshjes së rëndësishme të Kosovës në Bratislavë ndaj Sllovakisë, për treshen e “Dardanëve”, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, ka shkruar skuadra e tyre, Hoffenheimi.
Hoffenheimi e nis shkrimin dhe intervistën e gjatë me futbollistët e dalluar të Bundesligës gjermane, duke shkruar se Hoffenheimi mbështetet te “bërthama kosovare”, që nga gushti i vitit 2025.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari nuk janë vetëm shtylla e ekipit të Hoffenheimit por edhe përfaqësues dhe lojtarë të shtetit të vogël të Ballkanit, Kosovës”, shkruan Hoffenheimi në nisje të shkrimit të gjatë.
Në intervistën e dhënë e të publikuar të mërkurën nga faqja zyrtare e klubit të njohur gjerman, ata flasin për dallimet kulturore të kosovarëve, zviceranëve dhe gjermanëve.
Prej pyetjeve në të cilat kanë qeshur që të tre me epitetet e dhëna ka qenë ajo se si dallojnë ata nga njëri tjetri.
Hajdari thotë se përgjigja është e thjeshtë.
“Fisi është si gjerman, Leoni si zviceran dhe unë përfaqësoj Ballkanin”, thotë Hajdari duke qeshur, me të cilën përgjigje pajtohet Avdullahu, duke thënë se po, Albi është më i zëshëm.
“Mund të më dëgjoni në dhomat e zhveshjes. Mund të më shihni me bluzë të brendshme dhe duke bërë shaka. Zviceranët apo gjermanët janë më të rezervuar. Leoni është si zviceranët, neutral, i qetë. Dhe Fisi është si gjerman, i përcjellë rregullat dhe është i besueshëm. Apo siç do të thoshit, si hekurudha gjermane përgjigjet Hajdari duke bërë shaka.
Ata janë pyetur edhe për ëndrrat në karrierë. Kanë thënë se duan të luajnë me Kosovën në Kampionat Evropian apo Botëror, por edhe në Ligën e Kampionëve me Hoffenheimin në sezonin tjetër.