Futboll

Holanda bën hap të madh drejt kualifikimit në Botëror

Holanda

Holanda ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të enjten mbrëma. Me fitoren 4:0 në udhëtim kundër Maltës, Holanda, ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Cody Gakpo shënoi dy penallti, në minutat 12 dhe 48, kurse dy golat tjerë i realizuan Tijani Reijnders në minutën e 57-të dhe Memphis Depay në minutën e 93-të.

Me fitore, Holanda është forcuar në vendin e parë në grupin G. Ka tri pikë më shumë se Polonia dhe Finlanda. Lituania Ka tri pikë në vendin e katërt, kurse Malta në vendin e fundit me dy pikë.