Pas asistimit të bukur nga Dardan Shabanhaxhaj, Veldin Hoxha nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.
Hoxha shënoi gol në fitoren 2:0 të Rubin Kazanit ndaj skuadrës Krylya Sovetov.
Kjo ndeshje i takoi javës së 11-të të elitës së futbollit rus.
Reprezentuesi i Kosovës, Hoxha, në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë kurse golin e dytë për Rubinin e shënoi në minutën e 54-t. Asistimin e bëri Shabanhaxhaj që luajti deri në minutën e 71-të. Ndërsa Mirlind Daku e kompletoi ndeshjen.
22-vjeçari Hoxha këtë edicion ka tri gola të shënuar kurse 24-vjeçari Shabanhaxhaj ka një gol e një asistim.
🇽🇰🇷🇺 Veldin Hodza scores his 3rd league goal of the season, assisted by Dardan Shabanhaxhaj ⭐️pic.twitter.com/CqICm9Xl0R