Futboll

Humbja e parë e Xhakës me Sunderlandin

granit Xhaka - Sunderland

Granit Xhaka e ka pësuar disfatën e parë me skuadrën e Sunderlandit.

Sunderlandi të shtunën si mysafir u mposht nga Burnley me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Premier Leagues.

Golin e parë për vendësit e realizoi Josh Cullen në minutën e 47-të.

Jaidon Anthony ishte realizatori i golit të fundit në minutën e 88-të.

Xhaka e kompletoi ndeshjen te Sunderlandi. Te Burnley për shkak të lëndimit mungoi sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja.

Për Burnleyn ishte fitorja e parë pasi në xhiron e parë u mposht nga Tottenham Hotspuri me rezultatin 3:0.

Ndërsa Sunderlandi në javën e parë fitoi në shtëpi ndaj West Ham Unitedit me rezultatin 3:0.