Futboll

Konferenca e plotë e Sylvinhos dhe Hysajt para ndeshjes me Serbinë

Elseid Hysaj

Fjalët e Sylvinhos në konferencën për shtyp para ndeshjes me Serbinë:

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Sot kjo është ndeshja më e rëndësishme. Para një muaji ishte ndeshja ndaj Letonisë. Nëse nuk do të fitonim, kjo nuk do të kishte rëndësi. Është ndeshje emblematike, kjo është e bukura e futbollit. Do të jetë ndeshje e bukur

Siç e thash është e rëndësishme, e bukur dhe jo si ndeshjet tjera. Kemi përdorur video-analiza, kemi korrigjuar atë që kemi vënë re. Kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Nesër do të zgjedhim lojtarët që do të dalin në fushë. Jemi stërvitur si skuadër. Nuk më shqetëson mungesa e golave të sulmuesve. Kam besim te gjithë lojtarët se mund t’u përgjigjen atyre që i kemi përgatitur

Edhe ne e dimë ekipin e tyre. Luajnë me tre qendërmbrojtës, dy mbrojtës krahu, tre mesfushorë, dy sulmues, praktikisht e dimë edhe ne se si do të luajmë. Kemi stërvitje të rëndësishme dhe vendimin do ta marrim më pas

Futbolli është i paparashikueshëm. Nuk mund të vëmë bast se do të fitojmë. Kam bërë karrierë afro 16 vjetësh. Kam përjetuar eksperiencën e Botërorit, dhe nuk ka pasur ndeshje të fituar paraprakisht. Ka lojtarë të mirë individualisht që luajnë në nivele të larta. Kemi nivel aty-aty. Jemi rritur shumë edhe nga eksperienca në Evropian. Në futboll ndodh çdo gjë për 90 minuta. Do të futemi në fushë me zemër dhe me shpirt

Nuk më intereson momenti nëpër të cilin po kalon lojtari, por lojtarët që japin çdo gjë mund të luajnë. Është ndeshja më e rëndësishme deri tani. Nëse do të kishim ardhur me tre pikë këtu, nuk do ta kishte rëndësinë e njëjtë. Më pëlqen të luaj ndeshje të tilla. Kemi pasur ndryshime nga ndeshja në Varshavë, skuadra ka ndryshuar, njësoj edhe në Evropian. Besoj te lojtarët e mi dhe do të bëj zgjedhjet e mia nesër

Të gjithë jemi të mësuar me presionin në këtë profesion. Je mësuar të luash me kundërshtarë. Shumë kalojnë në ekipin e parë. Shumë lojtarë luajnë në ndeshje të rëndësishme. Mund të shërbejë si motivim ekstra. Është e rëndësishme që fituam ndaj Letonisë, që na solli këtu. Kush fiton nesër rritet hapi për të shkuar në plejof

Për të ardhmen time mendoj unë. Kam pasur rrugëtim. Kam luajtur në Barcelonë e në Londër. Por edhe në Brazil. Jam i lumtur me punën time në Shqipëri. Nuk e di se si vjen e ardhmja e futbollistëve apo trajnerëve. Është skuadër e fortë, mund të shënojnë gol, shumë të fortë fizikisht, në situata një kundër një, ka një lloj cinizmi, i shfrytëzojnë hapësirat që u lejohen. Në vitin 2018 isha pjesë e stafit të Brazilit, kemi luajtur ndaj Serbisë. Është skuadër tjetër nga ai vit, por cilësitë teknike e fizike janë aty

Mua nuk më bie të lexoj se çfarë shkruhet e thuhet. Serbia është ekip i fortë, ka lojtarë të mirë individualisht, por nga ana tjetër mund t’iu them të njëjtën gjë për skuadrën tonë që kemi lojtarë shumë të mirë, mund t’i përmend Hoxhën, Brojën, Asani, Daku, Laçi, të cilët janë shumë cilësorë, dinë të shënojnë dhe japin çdo gjë në fushë.

Kjo është e bukura e punës me Kombëtaren. I kam provuar të dyja eksperiencat, edhe me ekipe. Kemi lojtarë që luajnë me skemën 3-5-2 te klubet, te ne luajnë me 3-4-2-1. Por e rëndësishme është se lojtarët vijnë në moment të mirë të tyre. Lojtarët janë rritur edhe fizikisht, edhe psikologjikisht nga qershori deri tani. Periudha më ideale ndoshta e punës me Kombëtaren është tetori dhe nëntori. Ka edhe momente dëmtimesh por për fatin tonë të mirë jemi goxha mirë në këtë aspekt. Edhe për aspektin psikologjik dhe të motivimit të lojtarëve kemi punuar dhe do të punojmë

Sigurisht që është e hapur Kombëtarja. Në këtë grumbullim kemi edhe Klisman Caken dhe Nazmi Gripshin. Është përgjegjësi e madhe të jesh trajner i një skuadre të tillë sepse duhet të zgjedhësh gjithmonë lojtarët më të mirë. Por, unë jam krenar për gjithë lojtarët e mi. Klisman ka bërë stërvitje shumë të mira në këto ditë. Na është bashkuar edhe Gripshi së fundmi. Jam shumë i kënaqur me të dy lojtarët. Më përpara kemi grumbulluar edhe lojtarë nga U21. Tani ishte momenti për të marrë lojtarë të cilët janë 25-26 vjeçar, të cilët mund të sjellin pak më shumë eksperiencë. Jam i lumtur me gjithë lojtarët dhe krenar me ta”


Fjalët e Elseid Hysajt në konferencën për shtyp para ndeshjes me Serbinë:

“Të them të drejtën, emocionalisht është e njëjta gjë sepse po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht. Është ndeshje e vështirë dhe e bukur për ta luajtur.

Masat e sigurisë ishin edhe herën e kaluar. Është një gjë që e kanë për sigurinë e tyre, por mund të na japin motiv ne si Kombëtare për nesër.

Të them të drejtën është kënaqësi dhe nder ta arrij rekordin e Lorik Canës. Mendoj gjithmonë për ndeshjen, për Kombëtaren. Besoj se jam për skuadrën pastaj të shohim gjërat e tjera prapa

Është shumë e thjeshtë, prej kur u nisëm derisa arritëm, të gjithë e kanë përjetuar emocionalisht, të gjithë. Të gjithë e kanë kuptuar se si është kjo ndeshja e nesërme

Normalisht se ndeshja e kaluar besoj se fitorja ishte për ne, sepse luajtëm mirë. Këtu kemi ardhur me të njëjtën gjë. Është ndeshje futbolli dhe nuk dihet se si do të shkojë. Njësoj si në Shqipëri. Futbolli është futboll. Mund të shënosh dhe të fitosh, por mund të humbësh. Do të japim 100 për qind nga vetja”

“Ne kemi ardhur për fitore, nuk kemi ardhur për barazim apo humbje. Si thash më herët, duhet të jemi të koncentruar. Duhet të jemi 120 për qind, sepse është ndeshje delikate dhe e fortë. Është finale si për ne, si për ata. Jemi në të njëjtin pozicion

Normalisht, e dimë që të gjithë se Serbia ka lojtarë të mirë, sulmues të mirë. Kam luajtur edhe në Itali me sulmues që janë nga Serbia. Janë me kualitet. Por edhe ne kemi kualitetet tona, frymën e grupit e kemi të mirë. Kemi eksperiencë dhe dimë që ta përballojmë sulmin e Serbisë”.