Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Polonia barazon me Nigerinë

Polonia

Polonia dhe Nigeria nuk do të jenë pjesëmarrëse në Botërorin e kësaj vere në Kanada, Meksikë dhe SHBA. 

Ato u përballën mes vete të mërkurën mbrëma dhe barazuan 2:2. Barazimi u arrit nga Polonia me gol të minutës së 95-të kur shënoi Przemyslaw Wisniewski. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ballafaqimi që u zhvillua në “PGE Narodowy” në Varshavë të Polonisë, u mbyll 2:2. 

Terem Moffi shënoi për Nigerinë kurse Kacper Potulski për Poloninë në pjesën e parë. 

Paul Onuachu në minutën e 77-të nga penalltia, e realizoi golin për 2:1 në të mirë të Nigerisë. 
Ndërkohë, në minutën e 95-të shënoi Wisniewski dhe e vendosi rezultatin përfundimtar.  

Për Poloninë ishte ndeshja e fundit miqësore për këtë vit. Tani polakët do të përqendrohen në Ligën B të Ligës së Kombeve. Në grup janë me Bosnjë-Hercegovinën, Suedinë dhe Rumaninë. 

Nigeria do të luajë në kualifikimet për Kupën e Kombeve të Afrikës. Nigeria është në grup me Tanzaninë, Madagaskarin dhe Guinea Bissaun.