Mauro Icardi pritet të largohet nga Galatasaray dhe të kthehet në Serie A, kanë raportuar mediumet italiane të mërkurën.
Ish-kapiteni i Interit mund të përfundojë te Milani, Como apo Roma. Icardi iu bashkua Galatasarayt për sezonin 2022/2023, fillimisht në formë huazimi nga Paris Saint-Germaini.
Ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Argjentinasi ka luajtur në 21 ndeshje të këtij edicioni, ndërsa i ka tetë gola në Superligën e Turqisë.